• |
ide | kryesore

Botërori lëviz hierarkitë e Topit të Artë, por në fund kush fiton…!?

Sport



Botërori i Rusi 2018 lë si trashëgimi, ndër shumë gjëra të tjera, edhe hierarki të reja në rrugën drejt Topit të Artë, trofe që në 10 vitete e fundit ka patur vetëm dy pronarë: Cristiano Ronaldo e Messi, që e kanë fituar nga 5 herë secili. E nëse CR7 ka shansin ta fitojë për herë të 6, përvec Pleshtit, ka tre shqetësime të tjera kryesore: Griezmann, Mbappé e Modric.

Cristiano Ronaldo me Portugalinë doli nga Botërori në 1/8 e finales dhe në memorien e të gjithëve mbeten dy prezantimet e fundit nën ton. Nuk duhet harruar se CR7 ka shënuar 4 gola në po aq gara e për të apasionuarit pas futbollit shënoi tregolëshin kundër Spanjës që tregoi se edhe vetëm ishte në gjendje të ndalonte iberikët.Në maj me REal Madrid fitoi Champions, e treta radhazi, kompeticion ku shënoi 15 gola në 13 ndeshje. Nëse në muajt e parë me Juventus do ta nisë fort, përpara se ta konsiderosh Cristianon të zbritur nga froni duhet bërë shumë kujdes: Mbreti nuk ka asnjë qëllim të heqë dorë dhe zgjedhja për tu futur në lojë me bardhezinjtë tregon pikërisht këtë.

Kreditet më të rritura të momentit janë ato të Antoine Griezmann: Sulmuesi i Atletikos ka fituar Europa League (duke marrë edhe cmimin MVP në finale) ndërsa në Botëror ishte lider i Francës, në të cilën ishte edhe lojtari me vazhdimësinë më konstante. 4 gola të shënuar por edhe asist e veprime shpesh decizive.

Franca e sapo kurorëzuar nxorri në pah edhe lojtarin të cilin shumë e mendojnë si fenomeni i të ardhmes: Kylian Mbappé. Me raste i furishëm, i paparashikueshëm, i pamarkueshëm por më pak konstant se Griezmann. “L’enfant prodige” i futbollit Botëror mrekulloi përballë Argjentinës, shënoi kundër Perùsë e ishte deciziv edhe në finale, duke u vënë krah madhërisë së tij Pelé. Në garën për Topin e Artë mund të penalizohet nga mungesa e trofeve ndërkombëtare me Psg.

Por Rusi 2018 ka kurorëzuar përfundimisht, a thua se kishte nevojë, edhe Luka Modric. Prej vitesh i konsideruar ndër më të mirët, në mos mesfushori më i miri, në Botëror ishte lider e kapiten i Kroacisë që i befasoi të gjithë. Në garën për Topin e Artë, ka nga ana e tij, ashtu si CR7, fitoret me Real Madrid, por ka kundër përzgjedhjet e France Football që territor të preferuar kanë sulmuesit. Motiv për të cilin me shumë mundësi, kapiteni kurajoz i ballkanasve niset nga një pozicion më poshtë, në një start imagjinar me tre të parët.

Ndjesia është se 2018 mund të jetë fundi i dominimit të pakundërshtueshëm Messi-CR7. E se për të mësuar më shumë mbi fituesit e cmimit më të rëndësishëm individual do të jenë decizivë edhe muajt e parë të sezonit të ardhshëm. Ronaldo dëshiron të konfirmohet, Messika humbur terren dhe paguan dështimin e Argjentinës ndërsa avancojnë me prepotencë kampionët e rinj të botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *