• |
ide | kryesore

S’ka dëftesa për 420 mijë nxënës, Lindita Nikolla i dredhon përgjegjësive

Lajme, Të fundit


Për mungesën e dëftesave për 420 mijë nxënës në përfundim të vitit shkollor, Lindita Nikolla u paraqit në Komisionin e Medias dhe të Arsimit. Në vend të jepte shpjegime për tenderin e dështuar të dëftesave, Nikolla tha se akuzat ishin një shpifje dhe se do të ankohej tek Arta Marku, pra në prokurori.

Shkak për konfliktin në komisionin e Medias dhe të Arsimit u bë edhe pyetja provokuese e Albana Vokshit:

Vokshi: A ndiheni e turpëruar që keni mashtruar për dëftesat e arsimit parauniversitar? Duhet t’i kërkoni ndjesë të gjithë fëmijëve dhe prindërit për mashtrimin e bërë. Keni shpërdoruar detyrën duke mos u siguruar dëftesat në kohë.

Nikolla: Nuk kercenoj njeri. Nuk është në etiken time. Ju sa herë që flini, keni mungesë etike. Do t’i shkoj deri ne fund ne organet e drejtësisë te gjitha akuzave ndaj meje. Iu jam përgjigjur të gjithë nxënësve dhe prindërve. Gënjyet kur thate qe dëftesat do shpërndahen ne shtator. Ndarja e dëftesave është një proces që ka nisur. Te gjitha përgjegjësitë e mia do t’i zhvilloj ne prokurori. Për ata qe duan te studiojnë jashtë shteti është zgjidhur problemi.

Vokshi: Ne kemi shqetësimin e prindërve dhe fëmijëve që nuk i kanë marrë dëftesat dhe nuk mund të transferohen në shkolla të tjera. Më shpjegoni me shumë qetësi pse ne vazhdojmë të marrim mesazhe nga prindërit….

Nikolla: Përsëris edhe njëhërë falenderimin për një moment shumë të rëndësishëm të ligjit. Zonja kryetare nuk do të çuditesha nëse do ta fillonit ndryshe këtë mbledhje, sepse mungesa e etikës ju karakterizon dhe unë do të përgjigjem me Linditën etike: Do t’i shkoj deri në fund akuzave që janë bërë ndaj personit tim. Kjo është zgjidhje e një partie që ka humbur çdo kauzë. I jam përgjgijur në kohë maturantëve që u duhen çertifikatat dhe diplomat për jashtë shtetit. Ju gënjyet kur thatë se dëftesat do të shpërndahen në shtator, sepse procesi ka nisur….

Vokshi i tregon mesazhet: Ja ku thuhet se dëftesat do të shpërndahen në shtator sepse nuk kanë ardhur. Kemi mesazhet dhe u kemi hequr emrat e mësuesve që të mos u bëni keq. 420 mijë fëmijë janë pa dëftesa. Mësuesit prishën pushimet në shkelje të kontratës dhe i përcollën prapë se nuk kishte dëftesa. Nuk mund të vini këtu të kërcënoni opozitën për pazaret tuaja. Tenderin kishit dy muaj kohë që duhet ta kishit përfunduar.”

 


7 Comments

  1. Kjo ose eshte e krruptuar ose eshte idiote dhe beson cdo gje qe i thote stafi i saj. Eshte Ministria me e korruptuar, transparenca eshte zero. Stafi qe e rrethon ben pazare per perzgjedhjen e teksteve dhe pastaj detyron mesuesit te zgjedhin librat e shtepive botuese si Filara, Erikut , qe vetem libra nuk mund te quhen. Kopje te keqia, me gabime shkencore dhe letrare. Kjo eshte Shqiperia qe duam. Beni nje investigim dhe do te shihni rezultatet. Faqja e internetit te MASR ka disa dite qe nuk eshte aktive???

  2. Ja ruspiet e vërteta. Nuk janë ato që bëjnë seks me pagesë prej qejfi a prej halli, Ruspiet dhe kurvat e vërteta janë në politikë, dhe në këto 30 vite kjo është kryekurva më e madhe që kemi parë.

  3. JO VETEM QE U VONUAN POR TE GJITHE DREJTUESIT E ARSIMIT NE RRESHT SHKUAN E I MOREN DEFTESAT NE TIRANE, SE KADRI HYKA I KRISTALINES NUK DENJONTE TI DERGONTE NE DESTINACION SIPAS KONTRATES.
    KY SHTE SHTETI I EDVIN RAMES QE I BEN KARSHILLEK PUBLIKUT DUKE I CUAR LEKET TEK PRIVATI.
    VERIFIKONI SA TEKSTE KA FUTUR NE QARKULLIM NE ARSIMIN PAERAUNIVERSITAR ARLINDA DUDAJ KETE PLLAN 5-VJECAR

  4. ” KADRI HYKA I KRISTALINES NUK DENJONTE TI DERGONTE DEFTESAT NE DESTINACION SIPAS KONTRATES.”

    Nese ky zoteria nuk ka cuar deftesat neper rrethe , neper adresat e parashikuaar ne kontrate, pse nuk e padisni per mosrespektim te kontrates. Te marri nje gjobe te mire dhe te perjashtohet PERJETESISHT nga tenderat publik.

    Ose kontrate nuk eshte bere sic duhet nga Ministria e Arsimit dhe per kete kjo zonja Ministre duhet te mbaje pergjigjesi ( ose ata te sektorit juridik qe perpiluan kontraten) .

    Dikush duhet te mbaje pergjegjsi, te denohet.

    Nuk me pelqen fare ‘sjellja harbute’ e Vokshit , ( ajo njihet tashme per keto budallallaiqe) por problemi qendron.

    Behet ‘gjema ‘ dhe asnje nuk mban pergjegjesi.

    1. O mik vokshi duhet ta kapë për flokësh atë kurvë dhe ta zhdukë nga zyra si ministrja më e koruptuar e arsimit në 30 vjet.

      1. @ ta kapë për flokësh atë kurvë dhe ta zhdukë @ .????

        Come ooooon … Shpellare ngelet gjithe jeten . Njerez te eger. Ti dukesh qe paske ne cdo qelize te trupit tend urrejtje dhe frustrim. Do jesh ndonje qe ka humbur privilegjet me ardhjen e socialistave ne pushtet.

        Po meqe shkove deri tek floket dhe e quajte kurve znj ministre, pse nuk thua me mire ‘ cohuni dhe mmrrni armet ti shfarosim’ ..

        Mjeran

  5. Lere Vokshin, por shih ujqerit e MASR (Erzen Tola, Mirela Bimo, Zamira Gjini, Alqi Kushi). Kjo ushtri e ka bere zap stafin e MASR dhe marrin vendime vetem ne favor te biznesit te tyre. Kontrolloni proceduren e tekseteve. Meqe u rrit cmimi fitojne shtepi botuese qe vetm libra nuk dine te bejne. Megjithese disa jane jashte standardit dhe duhet te s’kualifikohen dalin fituese. Pastaj detyrohen mesueset te zgjedhin ato qe rekomandon ministria.
    Vleresimi i librave eshte bere vetem per 3 ore. E beson njeri se ka profesionalizem dhe paanesi. Kete e di znj. Zamira dhe Ilia Mikirizi (vegla e Nikolles ne kete proces).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *