• |
ide | kryesore

Makina me 5 shqiptarë përplaset me pemën në Itali, një i vdekur

Lajme



Një 49-vjeçar shqiptar humbi jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në rrugën provinciale midis Tuscania e Montalto di Castro, në provincën e Viterbos, rajoni i Lazios.

Katër shqiptarë të tjerë, gjithashtu banues në Terni, që udhëtonin në makinë me të, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Viktima A.C., me banim të Terni të Italisë, ishte në drejtimin e makinës që u përplas me një pemë.

Në vendngjarje mbërriti helikopteri i ndihmës së shpejtë që transportoi të plagosurit në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *