• |
ide | kryesore

Bllokohet Qafë-Thana, makina merr flakë në lëvizje

Lajme



Një makinë përfshihet nga flakët teksa po lëvizte në aksin kombëtar Përrenjas-Qafë-Thanë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Thanës”, kur një makinë tip “Golf” është përfshirë nga flakët.

Nuk raportohet për persona të plagosur. Por, për shkak të ngjarjes, qarkullimi i makinave është bllokuar përkohësisht në këtë aks.

Raportohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë te cilat po punojnë për zbardhjen e shkakut të zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *