• |
ide | kryesore

Ambasada jonë në Athinë: Nuk ka shqiptarë mes viktimave në Greqi

Lajme, Të fundit


Nuk ka shqiptarë mes viktimave të zjarreve në Greqi. Të paktën deri mesditën e të martës, ambasadojë në Athinë njofton se nuk janë identifikuar shtetas nga Shqipëria mes personave që kanë humbur jetën në pyjet e Atikës.

“Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente” është njoftimi i plotë i ambasadës.

Dyshimet janë se disa prej shqiptarëve që punonin në tavernat e Atikës mund të kenë humbur jetën, megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe informacionet janë të pasakta, në një kohë kur flakët nuk janë fashitur ende.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *