• |
ide | kryesore

Rrëfimi i grabitëses Anna Malaj: Isha e dehur, e bëra për hakmarrje

Lajme, Të fundit



31 vjeçarja Anna Malaj fillimisht e mohoi në polici grabitjen e karburanteve, por pasi prokurori i kërkoi disa herë të vraponte dhe kur lëvizjet e saj përputheshin me filmimet e kamerave të sigurisë, ajo pranoi autorësinë e krimit. Provë tjetër që kishte prokuroria ishte një medaljon që Anna Malaj mbante në qafë, njësoj si një prej grabitësve. Edhe makina që iu gjet Malajt në shtëpi ishte e të njëjtit tip që përdornin grabitësit.

Para prokurorit, gruaja tha se grabitjet i kishte kryer bashkë me kushëririn e saj Emiljano Grembi dhe gjithçka kishte nisur për hakmarrje. Punonjësi i karburantit, ku ajo kishte paguar me 50 euro kishte abuzuar me kursin e këmbimit valutor dhe nuk kishte pranuar t’i kthente paratë.

31 vjeçarja, nënë e një fëmije tha se pas debatit, ajo ishte larguar, por ideja e grabitjes i kishte lindur pasi kishte qenë e dehur, pasi ka festuar datëlindjen e saj më datë 1 korrik. Në gjendje të dehur kanë shkuar së bashku me kushëririn e saj, Emiljanon, që të vidhnin me armë karburantin që ndodhej pranë fshatit Levan. Sipas saj, pasi kishin pirë janë nisur për të kryer grabitjen e parë, që ishte karburanti ku kishte pasur konfliktin me 50 eurot.

Për të realizuar grabitjet, Anna Malaj dhe kushëriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura. Arma e gjahut së bashku me 6 fishekë janë sekuestruar nga Policia, ndërkohë që është gjetur edhe makina si dhe targat e makinës të falsifikuara.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *