• |
ide | kryesore

Sir Ferguson flet për herë të parë pas daljes nga koma

Sport



“Ky është një mesazh për të falenderuar të gjithë”. U kthye kështu Alex Ferguson në daljen e parë publike pas operacionit urgjent dhe rehabilitimit. Në një video të publikuar në profilin Tëitter të Manchester United, ish-tekniku i Djajve të Kuq i drejtohet personave që u kujdesën për të: “Para së gjithash, një falenderim për stafin mjekësor të Macclesfield, të Salford Royal e të Alexandra Hospital. Pa kujdesin e tyre nuk do të isha këtu sot”.
Falenderimi shkon pastaj për tifozët. “Mesazhet e ardhura nga e gjithë bota më kanë bërë më të fortë. Një falenderim për mbështetjen që më keni dhënë “, ka shtuar ai. “Do të kthehem për të parë skuadrën të luajë, por më parë po i bëj urimin José Mourinho e futbollistëve”.

Sir Alex ka treguar gjithnjë dashurinë për futbollin gjatë karrierës së tij e edhe sot në rastin e daljes nga koma, kur i kërkoi mjekëve nëse mund të shkonte në Kiev për të parë finalen e Champions League. Kanë kaluar dy muaj tani nga ai 5 maj, në të cilin Ferguson u operua me urgjencë për hemoragji cerebrale, duke qendruar në terapi intensive për 3 ditë. Webi u mbush me mesazhe mbështetje, të cilat 76 vjecari nga Glasgow i ka lexuar sapo e mori veten.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *