• |
ide | kryesore

Flasin fqinjët: Shqiptari hyri të nxirrte një greke nga flakët, por mbeti brenda

Lajme, Të fundit


Fqinjët e 59-vjeçarit Viktor Ceko, nga Narta e Vlorës që humbi jetën në zjarret masive në Greqi kanë treguar se viktima njihej si një njeri shumë punëtor. Fqinjët në Nartë tregojnë për shqiptarin.

“E njoh si njeri të rregullt, si njeri punëtor. Ka punuar në kooperativë. Ai vajti tek zjarret, nxori fëmijët edhe gruan, vajti brenda në shtëpi të merrte diçka tjetër, aty e qëlloi flaka. Shtëpia u dogj e gjitha, kishte një fermë të vogël se ishte punëtor i madh” – thotë njëri nga fqinjët.

Fqinjët tregojnë se viktima kur ra zjarri ishte kthyer në banesë të ndihmonte një grua greke që e kishte burrin invalid.

“Mësova se kur Viktorin e kapi zjarri, u kthye për të ndihmuar një grua greke, se e kishte burrin invalid. Gruaja i tha: “Viktor, kthehu se do digjesh”. Tani e morëm vesh, jemi shumë të shqetësuar për gruan dhe fëmijët. Viktori ishte njeriu më i mirë në lagje, punëtor” – thotë një tjetër fqinj. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *