• |
ide | kryesore

Shifrat/ Shqiptarë pijnë 3 mijë tonë duhan në vit

Lajme, Të fundit



Ndonëse lehtë, importet e cigareve i janë rikthyer rënies në 5 mujorin e vitit 2018, teksa Ministria e Financave raportoi 0.7 rënie të sasinë e zhdoganuar krahasuar me periudhën respektive të një viti më parë.

Importi i cigareve në vijimësi ka qenë subjekt i kontrabandës për shkak se të dhënat historike tregojnë ndryshime të mëdha të sasive të zhdoganuara që nuk janë reflektuar nga konsumi.

Zhdoganimet në 5-mujor ishin 8 tonë më pak se më 2016, teksa ishin më rritje përgjatë dy viteve paraardhëse. Mirëpo rënia në zhdoganimeve të cigareve nuk është reflektuar tek arkëtimet e akcizës, pasi është komensuar nga zhdoganimi i karburanteve, i cili ka pësuar një rritje të madhe për shkak të mbylljes se rafinerisë ARMO.

Cikli i zhdoganimeve të cigareve në vendin tone është lidhur me politikën fiskale të qeverisë në drejtim të rritje se akcizës së këtij produkti, duke nxitur kompanitë që të realizonin importe më të larta para hyrjes në fuqi të tatimit. Duke paguar akcizë më të ulët dhe duke e shitur më vonë produktet në treg me çmime më të larta, grosistët e cigareve rrisin fitimet në mënyrë spekulative. Edhe në paketën fiskale të 2018 qeveria aplikoi një rritje të lehtë të akcizës për cigaret, kryesisht ato të shtrenjtat.

Rritja e akcizës për cigaret në 5,850 lekë për 1000 cigare u bë me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE-së 2011/64. Sipas Financave rritja synonte ruajtjen e ekuilibrit në nivelin e ngarkesës fiskale me atë të shteteve fqinje, me qëllim shmangien e fenomeneve të kontrabandës dhe tregtisë ilegale në rajonet kufitare. Efekti shtesë në të ardhurat pritej të ishte rreth 1 miliard lekë.

Ministria e Financave kishte parashikuar të rriste zhdoganimet e cigareve me 200 tonë këtë vit me shumë se më 2017 ose me mbi 6 % më shumë në dokumentet zyrtare që shoqëruan miratimin e buxhetit 2018 në Kuvend.

Grosistët artikulojnë se në Shqipëri konsumi i cigareve është më shumë se 3 mijë tonë në vit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave zhdoganimet e cigares shfaqen rënien më të madhe që nga 2011 kur nisi rritja e akcizës ndaj tyre. Arsyet lidhen kryesisht me rritjen e prodhimit vendas të duhanit, por edhe me rritjen e kontrabandës në produktet e duhanit, e nxitur nga akciza më e lartë.(monitor)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *