• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta themeluesi i PS-së, ish-ministri Luan Hajdaraga

Lajme, Të fundit


Ndahet nga jeta në moshën 69-vjecare ish ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga, me 23 mars, pësoi ishemi në tru dhe u shtrua me urgjence në spital.

Hajdaraga ishte në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke u kthyer në Shqipëri kur pësoi ishemi.

Iu dha ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit.

Me daten 23 maj Qeveria i akordoi 1.9 mln leke per trajtimin mjekesor. Vendimi u mor per dergimin jashte vendit per trajtim mjekesor. Ai u dërgua në Turqi për mjekim.

Hajdaraga, ka qene ne detyren e Ministrit te Mbrojtjes ne vitet 1998-2000 gjate qeverisjes socialiste. Ai njihet si themelues i PS në ’91 dhe ka qene profesor i sociologjise.


4 Comments

  1. Ngushellime familjes por ishte pjese e aferave te partise socialiste dhe kur nuk e korigjoje veten thjesht pjese e te keqes lamtumire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *