• |
ide | kryesore

Pëson goditje në tru, ish ministri me urgjencë drejt spitalit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Mbrojtjes i Partisë Socialiste, Luan Hajrdaraga, ka pësuar sot një ishemi në tru dhe ndodhet i shtruar në spital në Tiranë.

Bëhet me dije se Hajdaraga, ka qenë në pikën kufitarë të Qafë Thanës, duke u kthyer në Shqipëri kur ka pësuar isheminë. Hajdaraga jep mësim të enjteve në Strugë, dhe ditën e sotme ishte nisur drejt Tiranës kur gjendja iu përkeqësua.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se ish-ministrit socialist i është dhënë ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili është kujdesur për transportimin e Hajdaragës drejt Tiranës, konfirmojnë burimet për gazetë Panorama. Por, udhëtimi ka qenë i vështirë. Kjo për shkak të motit të keq. Mësohet se udhëtimi i tij drejt Tiranës ka qënë thuajse e detyruar pasi neurokirurgjia në Tiranë është më e specializuar se në Maqedoni.

Për momentin Luan Hajdaraga ndodhet në ambientet spitalore në Tiranë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore.

Hajdaraga ka qenë ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë gjatë viteve 1998-2000, përfshi këtu edhe kohën e luftës në Kosovë.



1 Comment

  1. po te kishte qene ndonje njeri i thjeshte do ta linin si qen ne perrenjas, por ky profesor kishte kujdesin e Tao Taut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *