• |
ide | kryesore

Kina: Bashkëpunimi me SHBA nuk është opsion, por urgjencë

Arkiva, Planet
SHBA, Kina



Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha të premten se detyra më urgjente në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i drejtë mes palëve, duke theksuar se kjo “nuk është më vetëm opsion” për botën.

Bashkëpunimi është “zgjidhja më e drejtë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të kalojnë mirë”, tha Wang gjatë një fjalimi për shënimin e 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe SHBA-së.

“Mund të thuhet se bashkëpunimi Kinë-SHBA nuk është më opsion për të dyja vendet dhe madje as për botën, por një urgjencë e cila duhet të adresohet seriozisht”, tha Wang.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë qenë të tensionuara për një sërë çështjesh, përfshirë për sigurinë kombëtare, konfliktet globale, kufizimet tregtare, ndryshimin klimatik dhe Tajvanin.

Mosmarrëveshjet diplomatike u përkeqësuan vitin e kaluar, pasi të dyja vendet e akuzuan njëra-tjetrën se lëshuan balona të lartësisë së madhe mbidetare mbi hapësirat ajrore të njëra-tjetrës.

Gjatë javës së kaluar, dy superfuqitë kryen stërvitje ushtarake në Detin e Kinës Jugore, ku mosmarrëveshjet rrethi territorit të kontestuar të rajonit po intensifikohen.

Wang tha se Kina shpreson se SHBA-ja do t’i zbusë qëndrimet dhe do t’i respektojë vendimet që i merr populli kinez dhe rrugën e zhvillimit të Kinës, përfshirë kur ajo i mbron sovranitetin kombëtar dhe integritetin e vet territorial.

“Ne jemi të gatshëm të përkushtohemi për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe shëndosha Kinë-SHBA, mbi bazën e respektit të ndërsjellë”, tha ai.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë thënë shpesh se janë të shqetësuar për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Kinës dhe Rusisë.

Kryediplomati i Kinës udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara së fundmi, pasi të dyja vendet po kërkojnë t’i menaxhojnë dallimet për ta shmangur konfliktin./REL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *