• |
ide | kryesore

Akuza e zyrtarëve të lartë amerikanë: Kim Jong po punon për raketa të reja bërthamore

Planet
Kim-Jong-Un-attack-Trump-US-world-war-740550.jpg



Kim Jong Un duket se ka urdhëruar ndërtimin e raketave të reja balistike, pavarësisht marrëveshjeve të fundit me administratën Trump.

Washington Post raporton se satelitët spiunë kishin parë aktivitet të vazhdueshëm në një vend që ka prodhuar raketa balistike.

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se është e paqartë se sa larg ka shkuar puna. Presidenti Donald Trump takoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në qershor.

Pas takimit të parë midis liderëve nga të dy vendet, të dy burrat premtuan të punojnë drejt denuklearizimit. Trump më vonë tha se Koreja e Veriut “nuk ishte më një kërcënim bërthamor”. 

Por, Trump u kritikua në ‘shtëpinë e tij’ për lëshime pa siguruar asnjë angazhim të vendosur nga Kim për t’i dhënë fund programeve bërthamore dhe raketave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *