• |
ide | kryesore

Meta i kthen Ramës ligjin për ‘favorizimin’ e lojërave të fatit

Lajme, Të fundit



Pas kthimit te ligjit për Teatri, Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin e miratuar në Kuvend për uljen e tatimit për lojërat e fatit.

Sikurse shkruhet në njoftimin për mediat, Presidenca bën me dije se është kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për uljen e tatimit për lojërat e fatit. Argumenti që përdor Presidenti, është se me këtë dekretim efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative. Argumenti tjetër është se ky nen krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cënojnë familjen në vendin tonë.

“1. Ndryshimet e realizuara në nenin 6, të ligjit nr. 39/2018, janë të pa argumentuara dhe nga vlerësimi i tyre rezulton se, zbatimi i këtij neni do të sjell uljen e barrës fiskale dhe përfitim financiar vetëm në favor të bizneseve që operojnë në fushën e lojrave të fatit, ndërkohë që ky nen nuk është në interes të publikut, si dhe efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative.

2. Miratimi i nenit 6 të ligjit nr. 39/2018, është në kundërshtim me përmbushjen e objektivave social të shtetit shqiptar parashikuar në nenin 59 të Kushtetutës, bie ndesh me frymën e legjislacionit në fuqi në funksion të dekurajimit të aktivitetit të biznesit në industrinë e lojrave të fatit, si dhe krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cënojnë familjen shqiptare.” – thotë njoftimi i Zyrës së Shtypit të Presidencës.

Më herët, Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmbetaj, në prezantimin që i bëri ligjit në seancën që u votua, deklaroi se nuk bëhet fjalë për një ulje të tatimit por për një rritje nga 10 në 15%.

Përgjigja e Ahmetajt ndaj akuzës së Sali Berishës, se qeveria po favorizonte industrinë e lojërave të fatit duke ulur taksimin për to.

“Tani, padituria, injoranca, qëllimshmëria, hajdutëria, vjen këtu dhe akuzon për ulje të taksimit. Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç rritjes nga 10% në 15% të tatimit mbi të ardhurat bruto, një definicion i shkruar në ligjin e 2015-s, i pandryshuar që atëherë dhe barazon tatimin e të gjithë të tjerëve me Lotarinë Kombëtare, i dhënë me një dorë ekskluzive nga Sali Berisha”, – u shpreh Arben Ahmetaj.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *