• |
ide | kryesore

Pas shërimit të Demi Lovato reagon shoqja,’Lëreni të qetë’

Paparazzi, Slider


Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur demi Lovato u dërgua me urgjencë në spital për shkak të një mbidoze. Shumë personazhe të njohur postuan në Instagramin e tyre lutje për këngëtaren dhe kurioziteti sidomos i fansave të saj për shëndetin ishte i madh. Një ditë më pas familjarët e këngëtarës u shprehën se ajo po përmirësohet dhe sapo të dalë nga spitali do të regjistrohet në një qëndër rehabilitimi.

Por duket se një nga personat që është prekur nga komentet negative që kanë ardhur për Demi Lovaton ka qënë edhe shoqja e saj e ngushtë që është edhe balerina kryesore në çdo koncert të këngëtares. Ajo nëpërmjet një shkrimi të gjatë në Instagramin e saj ka shprehur shqetësimin e saj për Demin dhe i ka kërkuar të gjithëve ti ndalojnë komentet negative sepse ajo në këtë momente ka nevojë vetëm për fjalë të mira.

Shkrimi i Plotë:

Unë shqetësohem për Demin si të gjithë ju. Nuk kam thënë asgjë për këtë situatë, sepse shërimi i saj është më me rëndësi. Nuk isha me Demin kur ndodhi incidenti, por jam me të tani dhe do të vazhdoj të jem me të, sepse ajo ka rëndësi të madhe për mua, sikurse edhe për ju. Sikur të gjithë ju, edhe unë nuk kam asgjë tjetër përpos dashurisë në zemrën time për të.

Nuk ka nevojë për komente negative. E di që të gjithë ju ndjeheni të humbur pa të,në këto momente, por kujtoni  që ju gjithë keni qenë pjesë e komunitetit Lovatics dhe vazhdoni të jeni. Ju lutem kujtojeni këtë kur të merrni telefonat tuaj dhe filloni të shkruani. Kujtojeni që të gjithë ne e duam atë më shumë se sa mund ta shprehim me fjalë. Ju lutem vazhdoni të dërgoni fjalë të mira për të, gjatë shërimit të saj.- ka përfunduar ajo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *