Pas akuzave të opozitës në lidhej me raportin e DASH, reagon edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ai ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.
Ahmetaj tha se korrupsioni është një ndër problematikat më të mëdha të biznesit. Sipas tij, implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi do të largonte korrupsionin, rriste investimet e huaja dhe bënte Shqipërinë konkurruese në ekonominë botërore.
Ministri iu përgjigj kritikave për koncesionet e PPP të raportit të DASH, duke thënë se Partneriteti Publik Privat përdoret në të gjithë botën.
“Ka plot problem e çështje për t’u përmirësuar në ambientin ekonomik shqiptar. Dua të tërheq vëmendjen te mjedisi politik e siguria. Sot violenca politike është e rrallë. Zgjedhjet në vitin 2017 ishin të qeta, si rrallë më parë. DASH sjell në vëmendje vrasjen e protestuesve në vitin 2011. Për më tepër DASH vë theksin tek prokurimet publike dhe PPP. Partneriteti Publik Privat stigmatizohet, përdoret në të gjithë botën, nuk u shpik në Shqipëri,” – tha Ahmetaj.
Edhe komunizmi nuk u shpik ne Shqiperi por ne Shqiperi ishte me brutali dhe me mizori se kudo tjeter . Juve dhe tju gozhdosh si Krishti prape tuç nuk bini . Do tja degjojme shperhimin edhe PPP-ve te tua , por ti dhe i gjati ine do jeni ne rrezen vdekjeprurese te ketij shpethimi .