• |
ide | kryesore

“Më ngacmoi gruan” i fut thikën 52 vjeçarit në lagje

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka shkaktuar panik te banorët e Lagjes nr 18, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës. Pas një debati për motive të dobëta, një i ri 36 vjeç e ka goditur disa herë me thikë, duke e lënë të mbytur në gjak një 52-vjeçar.

Shkak për plagosjen duket se janë bërë disa fjalë që S.Dh., 52 vjeç, ka hedhur në drejtim të bashkëshortes së autorit B.Xh., 36 vjeç. Ky i fundit nuk ka duruar ngacmimin e gruas dhe për këtë arsye sulmoi me thikë 52-vjeçarin. Skena është parë nga dhjetëra banorë dhe fëmijë të lagjes, gjë e cila ka shkaktuar frikë mes tyre. Dëshmitarët okularë kanë njoftuar menjëherë Policinë për atë që ka ndodhur, duke bërë që autori B.Xh., 36 vjeç, të kapet pak minuta pas ngjarjes.

Ndërsa i plagosuri S.Dh., 52 vjeç, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *