• |
ide | kryesore

Berisha kundër Thaçit: Asnjë pëllëmbë tokë Serbisë

Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha bëhet pjesë e debatit që ka përfshirë së fundmi Kosovën, pas deklaratës së presidentit Hashim Thaci për ‘korrigjim të kufijve’ mes Kosovës e Serbisë. Në një takim me
delegacionin e Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Presheves, të kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa, Berisha u shpreh se Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijtë e saj aktual ndërkombëtar ndaj Serbia nuk ka asnjë të drejtë dhe nuk duhet t’i njihet asnjë e drejtë për të pretenduar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të territorit të Kosovës.

‘Të pranosh idene e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë tha ai zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbet në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbare rajonin.’ – mësohet të jetë shprehur ish kryeministri në takim.

Në këtë takim zoti Mustafa e njohu ish kryeministrin me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, shkeljen e lirive dhe të drejtave të tyre njerëzore. Për këto qëllime, u shpreh Mustafa, Beogradi ka bërë gati ligjin e ri albanofob serb për heqjen e monumenteve dhe përmendoreve historike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Pazarin e Ri në kuadrin asimilimit të minoriteteve.

Nga ana e tij Berisha theksoi se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kanë qënë serbët ata që kanë kërkuar gjithnjë, ndarjen apo tregtinë me territoret e saj. Ai theksoi se cdo marrëveshje dhe çdo zgjidhje duhet të jetë një marrëveshje midis dy vendeve të pavarura që njohin dhe respektojnë integritetin territorial të njeri – tjetrit.


2 Comments

  1. Që kufijtë, veçan[risht të Ballkanit janë ndarë në mënyrë të padrejtë e më të humbur në këtë padrejtësi kanë dalë shqiptarët, kjo është një gjë e ditur.
    Dihet gjithashtu se në Ballkan sllavët janë favorizuar si nga Rusia cariste, ashtu edhe nga Rusia komuniste si për nga afria etnike, ashtu edhe nga afria fetare (ortodoksizmi) e nga kjo e dyta kanë përfituar edhe grekët.
    Dihet gjithashtu se edhe në Europën perëndimore, ka pasur lidhje të vjetra monarkike me Rusinë, por edhe lidhje ideollogjike marksiste me ish Bashkimin sovjetik.
    Do të vijë dita patjetër që këto padrejtësi do të regullohen në bazë të parimit të vetëvendosjes, por a është koha sot që të hapet kjo çeshtja e “korigjimit” të kufijve ?
    Për mendimin e politiologëve më të njohur që janë marë me problemin e Ballkanit, ky farë korigjimi dë të shkojë përsëri në favor të sllavëve.
    BE është e interesuar që Serbia e lëkundur midis Rusisë e saj, të shpërblehet në kërkesat e saj për teritoret më të pasura të shtetit të Kosovës, me qëllim që të heqë dorë nga Rusia.
    Ndërkaq, edhe e gjithë politika botërore, është ngërthyer në abuzimet propogandistike, se kush janë më “të lidhur” me Rusinë, të majtët apo të djathtët.
    Jo vetëm në Europë, por edhe në SHBA, në plan të parë ka dalë ky problem, pra qëndrimi ndaj Rusisë.
    Kush e “dashuron” më shumë ate, monarkistët, kapitalistët apo komunistët ?
    Nuk është ndonjë vështirësi e madhe për dipllomacine dinake, që duke përfittuar nga liderë të korruptuar shqiptarë, mund të firmosin marveshje në dëm të Kosovës.
    Qëndrimi i Berishës për këtë problem është shumë i drejtë.
    Lokalitetet historikisht shqiptare të Luginës së Preshevës, nuk duhet të gënjehen me ndonjë premtim bashkimi me Kosovën, në kushtet kur popullsia shqiptare pothuajse është zhdukur nga Medvegja e Bujanovci dhe është përgjysmuar në Preshevë. Ti bashkosh Kosovës sot Luginën e Preshevës me ate përbërje demografike të imponuar me forcë, është njëlloj si ti fusësh asaj në juglindje një Mitrovicë të serbizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *