• |
ide | kryesore

PD: Arsimi në ditë dramatike, 133 mijë nxënës e studentë braktisën shkollën nën qeverisjen e Ramës

Lajme, Të fundit


Partia Demokratike ka denoncuar sot braktisjen e shkollave nga nxënësit, duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama për këtë situatë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha se shkak për këtë dukuri është bërë varfëria e familjeve shqiptare.

Teksa publikoi shifrat referuar INSTAT, deputetja demokrate theksoi se kreu i qeverisë nuk e ka prioritet arsimin dhe të rinjtë, duke shkaktuar kështu largimin e tyre nga vendi.

“Sot jemi në ditët më dramatike që arsimi po përjeton prej kalimit në demokraci pas viteve ’90. Në fund të mandatit Të parë të Ramës një në 6 nxënës kanë braktisur shkollat. Sipas INSTAT janë larguar nga sistemi 9-vjeçar 57 403 nxënës, 31 mijë nga arsimi i mesëm, dhe 44 mijë studentë nga arsimi i lartë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se edhe arsimi profesional ka rënie të ndjeshme.

Nxënësit i kanë braktisur shkollat sepse Rama nuk e ka prioritet arsimin, nuk e ka prioritet rininë. Duke larguar më të mirët, Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin, në një vend ku nuk promovohet i shkolluari dhe i edukuari. Varfëria e thelluar në këto 4 vite, është kthyer në armiken kryesore të arsimit”, u shpreh deputetja demokrate.


3 Comments

  1. Jo ka te drejte ajo, sepse ne qeverisjen e PD,s u bene te gjithe me shkolle pa shku vete asnje dite ne shkolle..
    Dhe ata qe sdine te shkruaje u bene me shkolle te larte!

  2. mu mduket se meqi kon hik tgjith me pushime ato qeveritaret
    kto te pds bojn deklarate cdo dit se e din
    qi nuk ka njeri me i pergenjeshtru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *