• |
ide | kryesore

Raporti i Standard & Poor’s: Rrritja ekonomike 4% për 3 vitet e ardhshme!

Lajme, Të fundit


Gjiganti i vlerësimit, Standard and Poor`s ka mbajtur të pandryshuar në B+ me perspektivë të qendrueshme notën e borxhit sovran të vendit tonë. Agjencia sqaron në njoftimin e posaçëm që shoqëron këtë vendim se, rritja ekonomike përgjatë tre viteve të ardhshme do të jetë mesatarisht në 4%, dhe do të nxitet kryesisht nga investimet dhe rritja e eksporteve, kryesisht shërbimeve.

Sa i përket vlerësimit të ekonomisë shqiptare, S&P, nënvizon faktin se, vendi vijon me konsolidimin fiskal, por se nga ana tjetër ka ende sfida në këtë drejtim, që kanë të bëjnë edhe me projektet e partneritetit publik privat të qeverisë.

 

Një periudhë më e fortë e stabilitetit ekonomik e shoqëruar me tërheqjen e më shumë investimeve të huaja si dhe luftën e suksesshme ndaj ekonomisë informale de të gjeneronin një përmirësim të notës së borxhit sovran të vendit, thotë më tej agjencia.

Madje, S&P, për të parën herë, nënvizon faktin se, edhe procesi i de-euroizimit mund të sjellë një përmirësim të notës, çka përkthehet në kosto më të ulta huamarrjeje për ekonominë tonë.

Nga krahu i kundërt, nota mund të ulet në rast se vihen re deficite fiskale apo edhe materializim i detyrimeve nga projektet PPP.

Raporti është përshëndetur nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj që e ka vënë theksin në notat pozitive që ka marrë ekonomia shqiptare.

“Agjensia prestigjioze e vlerësimit Standard and Poor’s jep një tjetër vlerësim pozitiv për ekonominë e Shqipërisë, duke konfirmuar notën “B+”, me perspektivë të qëndrueshme si ekonomike ashtu edhe fiskale për periudhën në vijim” shkruan Ahmetaj, që lexon në raport vlerësimet për rritjen e qëndrueshme ekonomike, pasojë e një kuadri fiskal të përmirësuar.

“Ecuria e performancës fiskale të Shqipërisë vlerësohet të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me renditje të ngjashme, e mbështetur nga pritshmëritë pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të financave publike.

Në të njëjtën kohë vlerësohet performanca në rritje e të ardhurave buxhetore, mirë administrimi si rezultat edhe i uljes së informalitetit, kontrolli dhe ulja e shpenzimeve dhe vazhdimi i reformave strukturore nga ana e qeverisë, kryesisht ajo në sistemin e drejtësisë, të cilat pritet të reflektohen në një renditje më të lartë vitin e ardhshëm” shkruan Ahmetaj në statusin e tij në Facebook.


6 Comments

  1. 1) Rritja ekonomike përgjatë tre viteve të ardhshme do të jetë mesatarisht në 4%
    2) vendi vijon me konsolidimin fiskal,
    3) Gjatë tre-katër viteve të ardhshme, rreziqet me të cilat mund të përballet vendi ynë vlerësohen minimale.
    5 ) nota mund të ulet në rast se vihen re deficite fiskale apo edhe materializim i detyrimeve nga projektet PPP

    6) S&P, vë theksin edhe te mungesa e reformave nga ana e qeverisë pasi fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar. ( KETE E KA SHTUAR LAPSI VETE SE NE RAPORT NUK EGZISTON FARE KY PARAGRAF )

  2. nuk po e morr vesh
    ku ishte kjo ‘ shpulla ‘ ktu

    o bushat me ca syzesh e loxove ti kte raportin o bushat

    kto jon pjerdh tgjith mtajaret

    1. Ja dhe nje nga majmunet e ketij portali qe Bushati peshkoi me ate paragrafin e fundit qe ka shtuar vete.
      Kerce me lart qe ta kapesh ate banane o debil , kerce.. se intelekti yt nuk shkon me shume se ai i gomarit.

  3. ahah me ne fund e ndryshoi titullin dhe Bushati .. e hoqi frazen ‘ SHUPLAKE QEVERISE’ nga titulli.

    Me mire vone se kurre.

  4. ahah me ne fund e ndryshoi titullin dhe Bushati .. e hoqi frazen ‘ SHUPLAKE QEVERISE’ nga titulli.

    Me mire vone se kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *