• |
ide | kryesore

Një turiste polake rrëzohet nga shkëmbi në Theth

Lajme, Të fundit


Një ditë më parë u raportua për një turist polak që u plagos në Sarandë teksa bëri zhytje me kokë në det. Një tjetër incident ka ndodhur sot në zonën e Thethit.

Mësohet se një 54-vjeçare polake është rrëzuar nga një shkëmb teksa ka qenë duke lëvizur me këmbë në zonë dhe ka marrë disa fraktura në këmbë.

Barbara Obrankas i është dhënë ndihma e parë në zonë, ndërsa më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës. Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, gjendja e turistes është jashtë rrezikut.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *