• |
ide | kryesore

Ne Preshevë janë dakord: Ne bashkohemi me Kosovën, Serbia të marrë Leposaviçin e Zubin Potokun

Lajme, Të fundit


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se Lugina duhet ti bashkohet Kosoves edhe nëse e humb Leposaviçin e Zubin Potokun.

“Në këtë fushë edhe mund të bëhet një rishikim i kufijve, sepse ata nëse nuk duan të qëndrojnë akoma më tepër në Kosovë ndërsa ne nuk po duam të mbetemi në Serbi, pse të mos ndodh rishikimi i kufijve të vendosur me dhunë atëherë kur shqiptarët kishin pak fuqi”, tha Ragmi Mustafa për RTV Dukagjinin.

Mustafa thotë se po të ndodhte kjo marrëveshje, do të ishte historike dhe do tu hapte perspektivën dyja vendeve.

“Kjo do të ishte një shembull shumë i mirë në Evropë dhe në botë që dy shtete historikisht armike në fund e zgjidhin problemin në mënyrë paqësore dhe njohin njëra tjetrën, do të jetë një perspektivë shumë e madhe”, deklaroi Mustafa.

Mustafa thotë se po të humbet kjo mundësi që Lugina të bashkohet me Kosovën, ato treva do të boshatisen përfundimisht, dhe këto toka historikisht shqiptare, do t’i mbeten Serbisë.


2 Comments

  1. trumpii i USA-vendos po spo kann kohe mu mirr me kosoven-se kann qillu Shum konflikte ne planet.
    pra Shum pune oer trumpin me prit ne radhe derisa trumpi xhen kohe per kosoven e kufijt e saj.tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *