• |
ide | kryesore

Shifrat/ Studentët braktisin universitetet shqiptare, publike e private

Lajme, Të fundit


Numri i studentëve që ndjekin arsimin e lartë ka shënuar një rënie të fortë që prej vitit 2014, kur kishte arritur nivelin maksimal. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin akademik 2017/2018 kishte gjithsej në universitetet publike e private 129 mijë studentë, me një rënie prej 25.5%, ose 44 mijë studentë më pak sesa në 2014-n. Rënie kanë parë Universiteti i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, ai Bujqësor, universitetet shtetërore në rrethe, si dhe ato private.

Siç duket nga grafiku, deri në vitin 2013, numri i studentëve në universitetet shqiptare, publike dhe private ishte në rritje të fortë. Në 2014-n shënoi një rritje të lehtë, ndërsa pas kësaj periudhe tendenca ishte në reduktim të lartë.

Tkurrja ka ardhur si nga universitetet publike ashtu dhe ato private.

Në universitetet publike, nga 142.7 mijë studentë që kishte në 2013/2014 (niveli rekord), në periudhën akademike 2017/2018 numri i tyre ra me 25%, ose rreth 37 mijë studentë më pak.

Eksodi më i madh ishte në Universitetin e Tiranës (-10863) Universitetin Bujqësor (-5308), Mjekësisë (-3472), Universitetin e Shkodrës (-4924); Korçës (-4511), Vlorës (-3399).

Edhe universitetet private kanë parë rënie të fortë që përkon në pjesën më të madhe me mbylljen e shumë prej tyre, në kuadër të një aksioni të qeverisë për të mos lejuar vazhdimin e shumë institucioneve të larta jo publike që nuk plotësonin kushtet.

Nga viti 2012, kur arriti në nivelin maksimal prej 34.5 mijë, numri i studentëve në universitetet private ka rënë me një të tretën, pra sot në auditoret private ka rreth 11 mijë studentë më pak.

23 universitete private nuk kishin asnjë student në vitin 2018, sipas tabelës së publikuar nga INSTAT.

Në vitin akademik 2017/2018 në krahasim me 2013/2014 Albanian Universitety (UFO Dental) kishte 3143 studentë më pak, me një rënie të fortë prej 43%. Ky është dhe universiteti me rënien më të madhe të studentëve ndër privatët.

Universiteti Europian i Tiranës kishte 951 studentë më pak, me një rënie prej 20% për të njëjtën periudhë.

Rritjen më të madhe e ka shënuar Universiteti Mesdhetar, me 805 studentë të shtuar në katër vjet, duke u dyfishuar. Në rritje ishin edhe Epoka (46%), Luarasi (68%), Aldent (75%), Marin Barleti (113%), Polis (83%).

Efekti i plakjes së popullsisë dhe emigracionit

Plakja e popullsisë, rënia e lindshmërisë, rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018.

Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona. Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak.

Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë)./Monitor/


8 Comments

  1. Para 2014 ishte qeveria e PD+ LSI, atehere u futeshe ne shkolle te larte pa mbaruar shkollen e mesme, dhe po ashtu e merrshe shkollen e larte pa lexuar asnje liber.. (ata qe u bene me shkolle pa e merituar u gezuan, por harruan ata se “shurra ne breke te ngroh vetem per pak kohe”)
    Ato ishin vitet me negative te qeverise shqiptare, po ashtu u shkaterrua mentaliteti i arsimit-diturise e drejtesise.
    Shqiperia u be nje vend ku zoteronin horrat dhe mafjozet qe u pasuruan me korrupsionin e madh qe u krijua ne vend.
    Sot qeveria po punon per te pastruar llumin e se kaluares, por ata skane te mbaruar!!!
    Per te ardhur keq per fatin qe ka patur shqiperia, dhe 80 % e popullit qe vaxhdojne te vuajne..

      1. O injorant esht e vertet se ju llumat e sali non grades kur ishit ne pushtet e shkterruat arsimin dhe sot ju o mostra na beni si mbrojtesa po shyqyr qe nuk nejtet me ne pushtet dhe shyqyr qe nuk do te vini me ne pushtet se po te vazhdonit akoma ju o plera te ndyre te sali non grades ju ishit te gatshem te privatizonit komplet arsimin

  2. ti student ne kohe te LSI ke qene se shqipen e shkruan si rilindas i vertete.
    hidhi nje sy gabimeve drejtshkrimore

    1. O ti autogol keto genjeshtra dhe shpifje mbaj per vete ti idjot ajo qe thot studenti esht shum e vertet se ne kohen kur ishte sali non grada ne pushtet hyje ne universitet pa mbaruar shkollen e mesme dhe mjftonte te paguaje nje shum parash dhe e merrje diplomen sa hap e mbyll syte madje dhe doktoraturat dhe arsimi ne kohen e sali non grades ka qen ky universitete fantazem qoska neper universitete ku shiteshin diploma dhe dokotoratura pa fund piramidat neper universitete lulzonin sheshit dhe per shtat pal qefe dhe sot na beni ju o mostra sikur doni arsimin po ju o plera te ndyre te sali non grades po te vazhdonit akoma te qeversinit ishit gatshem te privatizonit komplet arsimin

  3. Problemet qe filluan me 2013 e rilindasve sorista 99 preken te gjitha aspektet e jetës së gjithë shqiptarëve, përfshi këtu edhe ato te studentave qe kane marre rruget e botes si çifutët në shkretëtirë.

    1. O ti mjeri shqiptar po kujt ja thu keto genjeshtra dhe shpifje ti mo po pse nuk e dim ne se si e katandiset ju sistemin arsimor kur ishte ne pushtet sali non grada

  4. O komentues qelbesire, mos shaje te tjeret por komento per problemin e shtruar.
    Ti o I paemer, dukesh qe je qen/ servil partie (PD,s ?) kurve je, ndoshta nje nga ata qe ka shkolluar e punesuar Partia qelbesire.
    ‘Student’ ke te drejte, te shkolluarit me zotsi jane larguar jasht shtetit se skishte pune per ta, kurse studentet e partise punojne ne shtet. Si ai ish krye-prokuror Llalla. etj-etj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *