• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm te ‘Syri i Kaltër’, çifti përfundon me makinë në lumë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një aksident i frikshëm ma ndodhur mesditën e sotme në rrugën Gjirokastër-Sarandë. Një automjet tip ‘BMW’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pranë vendit të njohur si ‘Kriporja’, afër pikës turistike të Syrit të Kaltër. Nga të dhënat e para mësohet se kanë mbetur të plagosur një çift që udhëtonin me këtë automjet. Me plagë më të rënda është bashkëshortja. Cifti është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Lapsi.al sjell foto nga vendi i ngjarjes.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *