• |
ide | kryesore

Xhelozi parash, Pogba krijon përsëri stuhi në Manchester

Sport



E përditshmja sportive L’Equipe bën të ditur se tek Manchester United situata nuk është aspak e qetë, pavarësisht faktit se Djajtë e Kuq shuan zërat e merkatos për transferimin e Paul Pogba larg Old Trafford. Në fakt, L’Equipe thotë se edhe pse shanset e një lëvizje në ditët e mbetura janë pothuaj zero, Pogba po ‘shkund merkaton’.

Pogba ishte fare pranë Barcelonës, madje u përfol edhe një akord paraprak me katalanasit. E për ti vënë theksin cështjes, L’Equipe shpjegon se kjo nuk kishte lidhje vetëm me pakanqësitë e krijuara në raport me teknikun Jose Mourinho, por edhe me pagesën: ‘Tratativa me spanjollët, që është e konfirmuar, mund ti ofronte një rritje të pagës së mesfushorit nga €17 milionë në vit që fiton aktualisht. Alexis Sanchez, që mbërriti nga Arsenal në janarin e kaluar, fiton më shumë se €20 milionë.

E kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga stafi i Pogba, i udhëhequr nga agjenti Mino Raiola, treguesi më i qartë se ka një mërzi për faktin se Sanchez paguhet më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *