• |
ide | kryesore

Ekzekutohet 53 vjeçari Bardh Lici, një nga të fortët e Shkodrës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm është ekzekutuar në Shkodër një 53 vjeçar i qujatur Fatbardh Lici. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, në një lokal. Lici është vrarë me disa të shtëna armësh. Pak minuta më pas në fshatin Dobraç është gjetr një makinë që dyshohet se i përket vrasësve të Licit.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *