• |
ide | kryesore

Masakra me 8 të vrarë/ Vendimi i bashkisë Selenicë: E hëna ditë zie, 12 mln lekë për familjet e viktimave

Lajme, Të fundit



Një ditë pas masakrës me 8 viktima, Bashkia e Selenicës ka marre dy vendime te rëndësishme pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

Këshilli Bashkiak ka vendosur ne një mbledhje jashtë rendit të planifikuar, në kushte të urgjencës, për shpalljen e një dite zie dhe për mbulimin e shpenzimeve te varrimit.

Këshilli ka vendosur te shpalle ditën e hënë, dite zie, ndërkohë qe ka akorduar një fond prej 12 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve te ceremonive të varrimit për 8 viktimat, pjesë e dy familjeve Zykaj, që u vranë mbrëmë nga kushëriri i tyre, Ridvan Zykaj.

Mësohet se 5 nga viktimat e mbrëmshme kane qene me ndihme sociale nga Bashkia e Selenicës për shkak te vështirësive dhe pamundësisë ekonomike për te mbajtur familjet.



1 Comment

  1. Leket t’ju a jepnit sa ishin gjalle te tjeret se tani nuk ju hyne ne sy leket perpara njezeve te tyre me te dashur.Ngushullime familjeve .Dhe egzekutim me gjilpere vdekje prurse kriminelin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *