• |
ide | kryesore

Masakra me 8 viktima në Selenicë, policia jep detajet pse Ridvan Zukaj vrau kushërinjtë e tij

Lajme, Të fundit



Disa ore pas arrestimit te autorit te masakrës ne Selenice, Ridvan Zykajt, i cili vrau me breshëri arme 8 kushërinjtë e tij, policia jep detaje te reja lidhur me motivin e ngjarjes se rende.

“Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjesëtarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje)” – njofton policia e Vlorës.

Informacioni i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbasditen e datës 10.08.2018, ku u vranë me armë zjarri 8 pjestarë të dy familjeve ju informojme se:

Grupi hetimor me ekspertë të Policisë Kriminale të DVP Vlorë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë hetimet lidhur me motivin e plotë të krimit të kryer prej 24 vjeçarit në fshatin Resulaj.

Që prej momentit që u shoqërua në ambjentet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit.

Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje).

Lidhur mbi këtë por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 



1 Comment

  1. o njerz per kanabis jan vrar se raa i ka dele e lop.i ka vjedhur kanabisin dhe vriten se ky kushton lek,per nji pul nuk vriten njerz por per kokain e kanabis te rames po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *