• |
ide | kryesore

Policia e Elbasanit vë në pranga dy persona, sekuestrohen një pistoletë dhe 20 fishekë

Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka vënë në pranga për armëmbajtje pa leje dy persona, në kuadër të operacionit të koduar “Befasia”.

Policia kishte siguruar informacionet dhe në lagjen ”Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të struktuarave policore u arrestuan Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan dhe Elton Dedja 39 vjeç, banues në lagjen ” Visarion Xhuvani”, Elbasan.

Ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete nga një armë zjarri pistoletë pa leje.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe”Bereta”, ) dhe 20 fishekë luftarakë, tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekesh te reja.

Materialet hetimore për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *