• |
ide | kryesore

Statistikat/ Qytetet shqiptare më të zhytura në krim

Lajme, Të fundit



Tirana, Durrësi dhe Vlora janë tre qytetet ku ndodhin më shpesh krime.

Sipas këtyre statistikave, për 100.000 banorë në Shqipëri regjistrohen 146 krime. Ky është rezultati që del nga raporti vjetor statistikor i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2017, bazuar në çështjet penale të përfunduara. Statistikat detajojnë shifrat e krimeve nga viti 2012 deri në vitin 2017.

Kriminaliteti, sipas këtij koeficienti, e ndan territorin e Shqipërisë në tri grupe kryesore:

GRUPI I

Kriminalitet më të lartë se mesatarja (146-200 krime për 100 000 banorë) kemi në rrethet Durrës, Krujë, Kukës, Pukë, Tiranë dhe Tropojë, etj.

GRUPI II

Kriminalitet që në koeficient është i përafërt me mesataren e vendit (100-144 krime për 100.000 banorë) ka në rrethet Fier, Gjirokastër, Kavajë, Kurbin, Sarandë  Shkodër, etj.

GRUPI III

Kriminalitet me vlera nën mesataren e vendit (50-99 krime për 100.000 banorë) kemi në rrethet Elbasan, Korçë, Përmet, Pogradec. Po të bëjmë krahasimin me vitet 2012 deri në vitin 2016 kriminaliteti në vend ka pasur luhatje.

KRIMET PËR 100 MIJË BANORË

125 krime në vitin 2012

175 krime në vitin 2013

134 në vitin 2014

156 krime në vitin 2015

144 krime në vitin 2016

Nëse do të analizojmë llojin e veprave penale që konsumohen dhe për të cilat gjykatat japin vendim përfundimtar nga tabela e Ministrisë së Drejtësisë, krimin më të ashpër e ndeshim në rrethet: Durrës, Tiranë, dhe Vlorë ku në raportin krime-kundërvajtje kemi p.sh.: në rrethin e Durrësit nga 820 çështje të gjykuara, 545 janë për krime dhe 275 kundërvajtje, pra 63% janë krime; në rrethin e Tiranës nga 3,485 çështje të gjykuara, 1,987 janë për krime dhe 1,498 kundërvajtje, pra 53% janë krime, ndërsa në rrethin Vlorës nga 782 çështje të gjykuara, 433 janë gjykuar për krime dhe 349 për kundërvajtje ose 51% e tyre janë krime.



2 Comments

  1. Shembulli i qeverrisë që promovoi krimin në parlament, qeverri, polici, e kudo nepër zyra. dekriminalizimi e tregon fare mirë këtë bashkë me drogën që shesim e blejmë, si edhe eksporti i krimit të bollshëm kudo nepër Evropë e përtej saj. Të gjitha meritat i takojnë qeveriut.

  2. Problemi është se sa mund t’u besohet këtyre statistikave që ka nxjerrë Ministria e mbrendëshme aktuale, kur dy mnistrat e kësaj qeverie janë vetë që duhen hetuar për lidhje me krimin.
    Po të shkosh me fjalët e Edi Ramës, Shqipëria nën qeverisjen e tij e ka ZERO kriminalitetin e në krahasim me vendet europiane, në Shqipëri sipas tij kriminaliteti është në shifrat më të ulta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *