• |
ide | kryesore

VIDEO/ Përmbyset vinçi në Pukë, një i vdekur dhe një i plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin Pukë-Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kthesa e gomsiqes’.

Një vinç është përmbysur në rrugë, e për pasojë një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër që ka qenë në mjet është plagosur.

Burime zyrtare thonë se viktima ndodhet poshtë mjetit targe AA 706AV, është shtetasi Fredi Fishta.

Ndërkohë, pasagjeri, Gent Ndoci ka mundur të dalë nga mjeti, ndërsa ka shpëtuar pa pasoja të mëdha.  Aktualisht në vendin e ngjarjes janë forca të zjarrfikëses dhe policia, të cilat po tentojnë që të lëvizin mjetin dhe të nxjerrin prej aty viktimën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vinçit i janë dëmtuar frenat, duke shkaktuar kështu tragjedinë./ BW

https://www.youtube.com/watch?v=g9g4hSkfROA&feature=player_embedded



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *