Një vit për tu harruar, pas frikës se do t’i duhej t’a linte futbollin dhe shumë kritikave të marra. Tani Schick është gati të rifillojë nga e para, e pavarësisht konkurencës së mikut të tij Dzeko, do të përpiqet të fitojë Romën. Testi i parë, në përgatitjet pre-sezonale, ishte i suksesshëm: 5 gola si shënuesi më i mirë i skuadrës, por duhet të provojë veten në kampionat.
Nuk janë rastësi progreset e vëna re, por fryt i një pune intensive që sulmuesi ka bërë në shtëpinë e tij në Republikën Ceke me trajnerin e tij personal Michal Bretenar. “Në fillim punuam mbi frymëmarrjen, një nga limitet e mëdha që kishte Patrik” tregoi preparatori për iSport.cz. Për Bretenar, Patrik Schick është futbollisti i parë me të cilin punon, sepse gjithnjë është kujdesur për boksierë e lojtarë hokeji.
Megjithatë për Schick duket se problemet janë kaluar dhe gjithcka nis këtë sezon, në të cilin ceku duhet të tregojë se meriton besimin që i dha Roma. “Patrick në 3 javë nuk ka treguar asgjë, asnjë problem, cdo gjë normale. Tani i takon atij të tregojë sa i aftë është” përfundoi Bretenar.