• |
ide | kryesore

Mourinho, “sulltan” në Turqi, Fenerbahce e paguan 10,5 mln në vit: portugezi dërrmon Romën e Tottenham

F1, Sport, Video
Mourinho


José Mourinho rinis karrierën e tij nga Fenerbahce. Dhe e bën i peshuar në ar. Sipas asaj që u komunikua nga klubi turk, trajneri do të fitojë 10.5 milionë euro në vit pagë. Një shifër shumë e rëndësishme, e cila e mban ende Special One mes trajnerëve më të paguar në Europë. Detajet ekonomike të kontratës së Mou, që ka firmosur një dyvjeçare, dolën në komunikimin zyrtar të Fenerbahce në bursë. E shifrat e super pagës nuk kanë kaluar aspak pa u vënë re.

Për më tepër, Fenerbahce deri më tani nuk kishte bërë asnjë referencë për shumën e pagës së portugezit, as në njoftimin zyrtar të marrëveshjes me ish-trajnerin e Romës dhe as gjatë prezantimit të Special One tre ditë më parë para mijëra tifozëve në stadiumin e tij.

MOURINHO DËRRMON ROMËN E TOTTENHAM

Trajneri portugez fluturoi për në Stamboll pas finales së Champions League dhe fitoi dashurinë e tifozëve të klubit të tij të ri, të cilët me të në pankinë shpresojnë të fitojnë titullin (këtë vit të fituar nga Galatasaray) dhe ndoshta shpresojnë në një rrugë të rëndësishme europiane. Nga kanalet sociale të Fenerbahce, Mourinho ka dashur të bëjë të qartë përse zgjodhi skuadrën turke dhe e bën këtë duke e krahasuar me dy skuadrat e tij të fundit: Tottenham dhe Roma.

Mourinho thumboi pa e rrudhur gojën: “Shtëpia ime është në Londër. Të kem një klub londinez me të cilin të luftoj për vendin e gjashtë, të shtatë, të tetë, të nëntë dhe të përpiqem të bëj mrekullinë dhe të kualifikohem në Europa League: a është kjo ambicia? Të gjithë e dinë që unë e dua Italinë. Të kesh një skuadër në Itali ku duhet të bësh një mrekulli për të fituar një trofe europian dhe të mbetesh gjithmonë në vendin e pestë, të gjashtë dhe të shtatë: a mund të jetë kjo ndonjëherë ambicia ime vetëm sepse e dua Italinë? Të jem në Portugali, të jem në shtëpi, të vizitoj mamanë time çdo ditë: a është kjo ambicje? Ambicja është të luash për të fituar, të ndjesh presionin. Për këtë kam zgjedhur Fenerbahce”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *