Futbollistët e mëdhenj po largohen një nga një e pas lamtumirës së Andres Iniesta, David Silva e Gerard Pique nga Spanja, një tjetër largim i rëndësishëm trishton tifozët: Mario Mandzukic i jep lamtumirën Kroacisë. “Të dashur tifozë – shkruan sulmuesi i Juventus në Instagram – këto fjalë për mua janë shumë të vështira. Ishte nder për mua të vishja këtë fanellë dhe të përfaqësoja vendin tonë. E di se është momenti i duhur për ta bërë, largohem nga Kombëtarja kroate”.
Kjo është letra prekëse e sulmuesit kroat: “Të dashur tifozë, më ka pëlqyer gjithnjë më shumë të flas në fushë se jashtë saj. Për më tepër këto fjalë janë më të vështira për mua se të ndaloj një kundërshtar apo të vrapoj për 120 minuta. Më të vështirë sepse e do sa lumturi më sjellin të gjithë takimet e fitoret. Më të vështirë sepse e di sa emocionuese është të dëgjosh himnin tonë para ndeshjes. Më e vështirë sepse e di cfarë nderi është të veshësh fanellën kroate dhe të përfaqësosh vendin tënd. Më e vështirë, sepse e di që ky është vërtetë fundi. Por e di se është momenti për këto fjalë”.
“Jetuam ëndërrat tona, ndjemë dashurinë e pafund të tifozëve dhe i shkuam pranë një suksesi historik. Ky muaj, ashtu si mbërritja në Zagreb, Slavonski Brod e në të gjithë Kroacinë, do të mbetet kujtimi më i rëndësishëm i karrierës sime. Ishte rrugëtimi më i bukur me skuadrën dhe kthimi më i mirë në shtëpi. Jam i lumtur dhe krenar për medaljen e argjendtë për të cilën vuajtëm dhe kaluam përmes sforcove, lodhjes zhgënjimesh e triumfesh. Nuk ka një moment ideal për ta lënë. Nëse do mundesha, besoj do të luaja për Kroacinë deri sa të isha në jetë, sepse nuk ka krenari më të madhe. Por e ndjej se momenti për ta lënë është tani.
I falenderoj të gjithë sepse në një farë mënyre kanë lënë shenjë në karrierën time. Gjatë rrugës, me mua kanë qenë miqtë e mi, që i falenderoj për mbështetjen. E në fund, faleminderit tifozëve. Askush nga ne nuk është perfekt. Kam gabuar gola, kam humbur topin ose nuk kam bërë mirë. Por kam dhënë gjithnjë zemrën në fushë. Faleminderit që e keni kuptuar dhe keni qendruar pranë meje dhe skuadrës. Nga sot, do të jem bashkë me ju, mes tifozëve më të mëdhenj të Kroacisë”.