• |
ide | kryesore

Mediat italiane: Të paktën 10 të vdekur në urën e shembur në Itali, ra nga 100 metra lartësi

Lajme, Të fundit


Dëshmitarë të rënies së urës në Xhenova të Italisë thanë se në momentin kur ura është shembur mbi të po lëviznin afërsisht 10 makina. Nga këto dëshmi dhe nga kërkimet e para, autoritetet kanë pohuar se nën rrënoja ka disa viktima, të paktën 10 persona.

Mediat italiane raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca të shumta, zjarrfikës, policë etj që kanë nisur të kërkojnë për të mbijetuar. Gjithsesi mes rrënojave shihen makina me dritat ndezur të bllokuara mes betonit, që ra nga gati 100 metra lartësi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *