• |
ide | kryesore

Si iu besua një projekt nga qeveria shqiptare kompanisë që ndërtoi urën në Xhenova

Lajme, Të fundit


Deri më tani numërohen 35 viktima, 13 të plagosur dhe 10 persona të zhdukur nga shembja e urës “Morandi” në Xhenova të Italisë. Ndërkohë, dalin në dritë detaje në lidhje me kompaninë ‘Condotte SPA’ që ka ndërtuar këtë urë.

Mësohet se në 13 mars të këtij viti kjo kompani është përfshirë në një skandal korruptiv në Itali, ku presidenti i kësaj kompanie Duçio Astaldi bashkë me 5 zyrtarë të tjerë u prangosën për korrupsion, pasi u akuzuan për abuzime për ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza-Xhela.

Siç raportonin në atë kohë mediat italiane, 6 të arrestuarit u përfshinë në një hetim për ryshfet, ndërsa u zbulua se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer procedura fiktive, ndërsa fituesi ishte përcaktuar më herët.

Në një kohë kur sot partitë opozitare në Itali kanë kërkuar që përgjegjësit për tragjedinë në Xhenova të dalin para drejtësisë, kujtojmë se ‘Condotte SPA’ është një kompani që ka kryer dhjetëra vepra të mëdha në Itali.

Madje aktivitetin ajo e ka shtrirë edhe në Shqipëri edhe përmes një nënkompanie të saj, përkatësisht ‘Inso’. Kujtojmë se më 3 maj të këtij viti qeveria shqiptare firmosi një kontratë me kompaninë ‘INSO’ për ndërtimin e spitalit të ri 7-katësh në QSUT.

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme ka vlerën e 14.4 milionë euro, ndërsa marrëveshja në atë kohë u nënshkrua mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë ‘INSO’ Frabricio Puçareli. Kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të kompanisë italiane ‘INSO’.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *