• |
ide | kryesore

Projekti i dhëndrit të Trump/ Bardhi: Duhet transparencë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi, SPAK



Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, i pyetur nga gazetarët për projektin e dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit, deklaroi se PD ka mbështetur gjithmonë në parim investimet.

Bardhi theksoi se PD mbështet gjithmonë investimet e huaja, duke shtuar se opozita kërkon më tepër transparencë për këto investime.

“Në parim në mbështesim investimet e huaja, por duhet që çdo investim të miratohet me garë të hapur dhe duke bërë analizë të mirfilltë, për të vërejtur se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë. Ne mirëpresim çdo investitor të investojë në Shqipëri, por projekti duhet të jetë transparent dhe të jetë me garë. Kështu mund të dilet në përfundimin se cila kompani është më e volitshme të investojë”, u shpreh Bardhi.



2 Comments

  1. Kriza politike është krizë individësh sepse janë pa ide. Opinioni është i mjegulluar. Nuk ka program. Duhet të paktën që PD që ka një karakter klasik që vlen shumë në politik duhet të jap mundësinë e kësaj devize. Duhet të ketë një skemë konkrete që të thërras individë me vlerë. Përballë keni partinë e Enver Hoxhës, jo të Ramës. Nuk e rrëzuan dot sepse doli Saliu për të qenë Enveri.

    Saliu krijoi absolutizëm dhe donte pushtet absolut. Dashuria e liderve shqiptarë për kultin e invdivid. Saliu donte të bërtisnin Sali, Sali ti je bota, broçkulla.

  2. Kujtojmë se Bardhi ka shkëmbyer akuza të llahtarshme me Sali Berishën që kur amerikanët e futën në “listën e zezë” familjarisht me akuzat e korrupsionit madhor dhe minuesit të demokracisë. Por në fund ai “gëlltiti” çdo akuzë dhe u bashkua me grupin e ‘non gratës’. I futi ne bythe gei gazi te gjitha akuzat qe i beri salihut serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *