• |
ide | kryesore

“Xhaçka”/ Bardhi përgatit shkarkimin e dy deputetëve të Bashës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Në debatin me dyer të mbyllura në Grupin Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka paralajmëruar përjashtimin e dy deputetëve, mbështetës të Lulzim Bashës.

Në diskutimet e siguruara nga gazetari i News24, Osman Stafa, Gazment Bardhi ka deklaruar se është e papranueshme që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri të amnistojnë Olta Xhaçkën.

“Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhackës. E papranueshme”, tha deklaruar Bardhi.

Lexo më tej: Rama del kundër drejtësisë së re/ Refuzon Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën 



1 Comment

  1. Vazhdoni perrallat me nastradiner se ne rregull jeni . Behuni copa copa me njeri tjetrin se keshtu do fitoni .
    Ju jeni per ne gijotine te gjithe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *