• |
ide | kryesore

Rama del kundër drejtësisë së re/ Refuzon Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Socialistët kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës me një votim që mori 72 vota pro në parlament. Ata rrëzuan kërkesën e opozitës që kërkoi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, për vendimin e qeverisë në 29 Mars të vitit 2021, që i dha statusin e investitorit strategjik bashkëshortit të ministres, Artan Gaçit për një hotel me 5 yje në Dhërmi.

Votimi në parlament këtë të enjte është refuzimi i parë i hapur i mazhorancës për të zbatuar vendimin e një institucioni të drejtësisë së re, në këtë rast Gjykata Kushtetuese. Pasi e zvarritën për më shumë se një vit,  socialistët u detyruan të dalin hapur duke refuzuar ta zbatojnë vendimin, që mund t’i kushtonte Olta Xhaçkës mandatin e deputetes.

Gjatë fjalimit në parlament, Xhaçka sulmoi mediat dhe opozitën për sulme të padrejta, ndërsa tha se Gjykata Kushtetuese e kishte shqyrtuar një herë çështjen e saj dhe nuk ishte e nevojshme që të vihej sërish në lëvizje.

Sipas saj në vendimin e parë, Kushtetuesja “shqyrtoi provat reale, jo ato të gjyqeve të ekraneve politike…,”.

Ish-ministrja e jashtme iu referua seancave gjyqësore të Kushtetueses, që shqyrtuan thjesht procedurat dhe jo çështjen e saj në themel.

“Sot Kuvendi s’ka çfarë voton fare për mua, se çështjen time GJK e ka pasur dhe e ka pushuar,” u shpreh Xhaçka duke spekuluar për vendimet e mëparshme të Gjykatës.

Çarja e opozitës dhe si e shfrytëzoi Rama

E vërteta është që Xhaçka arriti të përfitojë edhe nga përçarja e opozitës. Pas denoncimit të skandalit për statusin e investitorit strategjik që përfitoi bashkëshorti i ministres, opozita e përçarë iu drejtua Gjykatës Kushteuese me dy nisma.

Nisma e parë e Rithemelimit të Sali Berishës kërkoi shqyrtimin e çështjes dhe një vendim nëse Olta Xhaçkës duhej t’i hiqej mandati apo jo.

Nisma e dytë e PD-së së Vulës kërkoi rishqyrtimin e procedurave, pasi Partia Socialiste kishte rrëzuar raportin e opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

Gjykata u shpreh në Janar të vitit të kaluar dhe i dha të drejtë në procedura opozitës, duke kërkuar që kërkesa të vinte edhe një herë.

Socialistët përfituan për ta zvarritur për një vit çështjen, deri kur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u shpreh se ishte e paimagjinueshme që parlamenti të mos e zbatonte vendimin e Gjykatës gjatë një interviste në Zërin e Amerikës.

Mbledhja e qeverisë dhe konflikti i interesit

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili nisi të ndërtonte një hotel në Dhërmi.

Hoteli do të ishte me 5 yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Mbledhja e Komitetit u zhvillua në 29 mars 2021.

Një vit më pas, në 2 mars 2022 qeveria u mblodh për t’i hapur rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij kompanisë ‘AGTCC Hotel Management’ që kishte lidhur marrëveshje me kompaninë e Gaçit.

Në këtë mbledhje qeveria, Xhaçka mungoi, e ndërgjegjshme se ishte në konflikt interesi me vendimin që po merrej aty./Lapsi.al



29 Comments

    1. Pashë Olta Xhaçkën sonte në Top Story. Kam simpati për të se është supër seksi, por, për sa i takon mbrojtjes që i bëri vetes, ishte llahtar fare. Më mirë të rrinte në shtëpi se vetes nuk i ri nder fare, po fare. Me ç’duket kjo histori për Xhaçkën sapo ka filluar, por si ka mirë punët. Besoj që shpejt e ke me Belerin edhe atë.

      1. Flisni sa me shume zonje se keshtu vetedegjeneroheni! Por vjen nje dite dhe….., ka nje kohe per te gjitha! Do ti villni ato qe i keni ngrenw ketij populli!

  1. Me behet qejfi qe perfundoi keshtu drejtesia e re amerikane

    Tregoi cfare deshtakesh jeni

    Mbroni mafien ne pushtet

    1. Tironsi kombinatsi… prit kur te dale tani lapraksi, alidemsi , selitsi, vorribomsi, dhe jevgu i brrakës….

    2. Fiks Tirons. Ne mund te kemi shume faje, por çelesin e demokracise me drejtesi te re na e dhane rikanet, e kesaj administrate te pakten, dhe u pa qe as ata sdine se çbejne.

  2. Pse çuditeni nga i gjati ine ? Skeni pare gje akoma .
    Nga ky monster me fytyre njeriu do shikoni keq e me keq , nese nuk e frenoni sa me pare .
    Me kete xhepist vetem dhuna dhe burgu i mbyll pazaret .

        1. Po pse o qivja cecenen ne bythe kush eshte me mire se te rinjte? Arlindi, endei, adriatiku nje mije here me mire se te vjetrit

          1. O TE QIFT KINA DHE CECENT LIBRIN E SHTEPISE O KURVE MAVI

      1. adriatik llapaj eshte me i mirë, endri shabani eshte yll fare

        Por ma i madhi ne vend eshte lulqim brava dhe pimpi i tij katnari nga librazhdi me te dyja motrat në itali tualetpalla

  3. Te kishte qene Zeni do ti vriste.
    Saliu as qe I ka qire keto gjykata.
    Jepjani Gj.Gjonit qe ti rrjepi te gjalle.

  4. Veliaj është sulmuar që në ditën e parë të mandatit të tij të parë dhe vazhdon të sulmohet edhe tani sepse Berisha dhe të tjerët e dinë që Veliaj nuk është një figurë kalimtare e së majtës.

    Është njëri nga drejtuesit politikë që, në të gjitha përplasjet që ka pasur me opozitën, në zgjedhjet politike apo vendore, si drejtues politik i qarkut të Tiranës, gjithëherë e ka mposhtur. Dhe, sa më shumë që kanë shkuar vitet, aq më e thellë është bërë diferenca mes Tiranës së Veliajt dhe opozitës.

    1. O palla “I paemër12/04/2024 te 10:25”
      Veliaj ne radhe te pare vjedh ty, socialistet e mbare votuesit e majte.
      Por ju jeni aq derdimene e syleshe, sado tju vjedhin e tju perzejne rrugeve te botes, ju prape do e votoni.

  5. Pu pu,pu,si u be Shqiperia keshtu ne dore te te gjithe halabakeve.E tmereshme,njeri me halabak se tjetri,njeri me hajdut se tjetri.

  6. Leonard Kadrimi, i akuzuar se bashkë me disa persona të tjerë, kanë tjetërsuar një tokë me sipërfaqe 448 mijë metër katrorë.

    Kadrimi është bashkëshorti i Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me publikun ne PD-në e Berishës.
    Flasin bythqirat qe i lepijne bythen geit Bardhi cdo darke,me urdher te serbit salih

  7. Duke shkarkuar Z.Xhaçka si ministre e jashtëme, kryeministri pranoi se edhe ajo i paskej ngrënë dardha pas shpine.
    Çuditërisht, kryeministri del kundër Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar nëse asaj i lejohet apo jo , pasi i është pranuar fajësimi me shkarkimin nga qeveria, që të mbajë mandatin e deputetes.
    Në fakt duhet të kishte ndodhur e kundërta.
    Fillimisht i duhej hequr mandati si deputete e mandej të shkarkoheshte si ministre.
    Puna pra është fare e thjeshtë.
    Kemi një kryeministër krejtësisht të pa parashikueshëm pasi bën gjithmonë të kundërtën e asaj që duhet bërë.

  8. Për herë të parë ama, zhvillohej pritja me nderim ushtarak që iu bë kryeministrit para takimit me Presidentin Macron. Ky lloj nderimi nuk është bërë ndaj një kryeministri shqiptar më parë. Madje dhe për vetë Ramën, që është pritur disa herë në Elysee nga vetë Macron apo më parë nga Presidenti Hollande, kjo ka qenë një herë e parë me pritje ushtarake.Shpellkare e cecene mos u merzisni se salihu do ngordhe ne ballkon si nje Qen qe i sherben te zotit serb.

  9. Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka marrë një ofertë zyrtare për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish- Jugosllavi në vitin 1991, dhe duke siguruar një punë të mirë atje.

    Në deklaratat e tij zyrtare para policisë shqiptare në vitin 1991, ai ka pranuar se UDB i ka bërë ofertë të qëndrojë në ish- Jugosllavi, duke i siguruar punë të mirë, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.

    Në deklaratën e tij, nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB në Shqipëri.

  10. Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *