• |
ide | kryesore

Flet Xhaçka: Nuk i trembem SPAK, nuk votova për burrin tim në mbledhje qeverie

Arkiva, Lajme, Të fundit
Xhaçka



Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka folur për herë të parë sonte në Top Story me Grida Dumëm, lidhur me akuzat e opozitës për statusin e bashkëshortit të saj si investitor strategjik, dhe planin për ndërtimin e një resorti në jug të vendit. Ajo tha se statusi i investitorit nuk ka asnjë favor nga qeveria, duke shtuar se nuk është në konflikt interesi pasi ligji për këtë status, nuk i përjashton familjarët e politikanëve. E pyetur nëse ka frikë nga hetimi i SPAK, Xhaçka u shpreh se as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk i druhen, pasi nga ana e tyre është bërë çdo gjë sipas ligjit.

“Jo, sepse përmes këtij linçimi po më duket se mbaj një barrë që nuk më takon ta mbaj. Ndoshta nuk tingëllon mirë kur them ‘po çlidhje kam unë’? Çlidhje ka bashkëshorti im sesi është regjistruar kjo pronë në 1994?’ Ky procedimi i SPAK duket sikur po mbron një njeri të pushtetit për të mbyllur vrimat e një gjëje që dihej se ishte me cen? Jo nuk është kështu. Nuk jam e frikësuar as unë dhe as bashkëshorti im sepse nuk e dinim si janë ndarë AMTP në 1994” – tha Xhaçka.

Deputetja socialiste tha madje se edhe pse ishte ministre nuk kishte qenë në dijeni se bashkëshorti i saj do të merrte statusin e investitorit strategjik dhe se në atë mbledhje nuk ka marrë pjesë në votim.

“Nuk jam naive, por nuk e kam ditur, nuk e di sa mund të më besojnë, por nuk e kam ditur që statusi i investitorit të asistuar, përcaktimi i koordinatave do ishte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kam menduar që nuk mund të votoja një vendimmarrje që e dija që kishte të bënte me familjarët e mi.

Kam qenë prezente në mbledhjen dhe kam lajmëruar që ndodhet kjo pikë që mendoj se nuk duhet të votoj dhe nuk jam paraqitur në atë votim. Ishte përgjegjësi etike. Nuk ishte thjesht çështja e konfliktit të interesit, ishte kjo ngacmim etik që nuk duhet të merrja pjesë në atë votim. Nuk pyeta Ramën, thjesht ia deklarova sekretarit të përgjithshëm” – tha Xhaçka. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Rama del kundër drejtësisë së re/ Refuzon Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën



9 Comments

    1. E ka pas qi olsi vllai i ramës , rama ka per grun grun e mikut, ndersa i dha ish grune cucit

      Po ska noi problem se ridhjersit e kanë qejf te qijnë grate e njerintjetrit

  1. Pse nuk votove ne mbledhje e qeverise te nxjerrka te palagur kjo afer. Rilindasit me aragoncen e tyre te frikshme kujtojne se te hame bar!

  2. Dmth edhe nje tjeter skandal. Gruaja nuk na dinte me ca merrej burri. Dhe si ministre nuk dinte rendin e dites ne mbledhjet e qeverise. As kur ishte te mbrojtja demek nuk dinte qe keshilltari ishte ortak me vellane e Kryeministrit dhe njekohesisht zhvates i spanjolleve me mashtrime call center. Hajde baxhelle hajde.

  3. Baxhellat dhe bythqirat nuk bejne burg, sepse gjumutkatat jane mbushur me keta.
    Te rroje partia.
    Fjalen e kane moterqirajt patronazhiste socialzorraxhinj.

  4. Kjo si shume te tjera ne banden e vet “eshte ne rregull”. Turpi eshte i asaj femnes qe e intervistoi. E ftoi per interviste vetem, pa gazetare, qe te kete mundesi pa debat te tregoje sa “e mire” eshte.

    1. Plotesisht dakort me ty. “Gazetarja ” Drida Duma eshte bere versioni femeror i Blendi Fevziut, larje shplarje trush dhe propagande qeveritare e kamuflpuar. Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *