• |
ide | kryesore

Mandati i Xhaçkës/ Rama: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pazbatueshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama thotë se Gjykata Kushtetuese dërgoi në parlament, një vendim të pazbatueshëm, lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Duke justifikuar votën kundër gjykatës më të lartë në vend, Rama tha se ajo nuk mund ta detyrojë kuvendin se si të votojë.

“Rasti i vendimit për të votuar në parlament nga shumica nuk ka të bëjë fare, zero me Olta Xhaçkën. Rasti i konfliktit të interesit është gjykuar në gjykatë kushtetuese dhe në fund ka mbetur peng i një konflikti midis dy opozitave a tre opozitave, a shtatë opozitave sa janë, që kanë çuar për të njëjtën gjë dy ankesa të ndryshme, dhe gjykata kushtetuese në një farë mënyre ka dashur që ti japë përgjigje edhe njërës edhe tjetrës dhe ka sjellë për parlamentin një vendim të pazbatueshëm.

Pse të pazbatueshëm? Për një arsye shumë të thjeshtë. Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë ligjet që bën parlamenti për mos përputhje me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese nuk mund të urdhërojë se si votojnë deputetët, është e pamundur. Është teorikisht dhe teknikisht e pamundur. Sepse vota e çdo deputeti është sovrane.

Nuk ka lidhje fare kjo me reformën në drejtësi, kjo ka lidhje me një vendim të gjykatës kushtetuese që është i pazbatueshëm dhe është bërë një përpjekje e pafundme nga të gjithë personat përgjegjës në parlament nga ana jonë për të konsultuar ekspertë, konstitucionalistë, për të konsultuar ekspertë të jashtëm, ndërkombëtarë, si ta zbatojmë këtë vendim. Sepse kur gjykata Kushtetuese merr përsipër të gjykojë një ligj që kalon parlamenti është në të drejtën e saj që të thotë ky ligj nuk përputhet me kushtetutën dhe nuk diskutohet që ti duhet ta zbatosh.

Por nëse Gjykata Kushtetuese, sjell një vendim në parlament që thotë ma ço mua këtë ti kështu siç e kërkoj unë, kjo është jashtë mundësive sepse parlamenti është pushtet sovran dhe nuk e detyron dot askush as Gjykata Kushtetuese se si duhet të votojë. Gjykata Kushtetuese gjykon patjetër nëse parlamenti voton në mënyrë të gabuar. Pra, nuk ka lidhje fare me personin” – tha Rama në një intervistë për ABC News. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Rama del kundër drejtësisë së re/ Refuzon Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën 



3 Comments

  1. Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër

  2. Po kur padronet nuk jane shqiptare por te huaj ,mos preheri i tyre eshte me i ngrohte ?. Cili preher i ben me dem Shqiperise?..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *