• |
ide | kryesore

Foto e Olta Xhaçkës në kuvend/ Sot i dërgojnë mandatin në Kushtetuese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Olta Xhaçka është shfaqur në seancën e sotme parlamentare ku pritet që parlamenti t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të marrë një vendim për papajtueshmërinë e mandatit të saj si deputete.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë, duke mos rënë ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shtoi se tashmë ka një raport të PS që pritet të shihet nëse do të marrë votat për t’u çuar në Gjykatën Kushtetuese.

“E kemi përfunduar raportin dhe nuk dyshoj se është në sistem. Në lidhje me zbatimin apo jo të GJK unë besoj se kjo është ezauruar ashtu siç thamë në mbledhjen e Byrosë, ne e kemi zbatuar vendimin që në momentin e parë që kemi thënë se shfuqizon të dy vendimet e marra nga Kuvendi në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës. Ne e kemi bërë të qartë se do e dërgonim çështjen në Kuvend për të marrë një vendim mbi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës ashtu siç e përcakton Kushtetuta. Sot do votojmë një projektvendim për të dërguar cështje nnë Gjykatë Kushtetuese”– u shpreh Çuçi ndër të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *