• |
ide | kryesore

Berisha: Ju them pse Rama mbrojti Olta Xhaçkën

Arkiva, Lajme, Të fundit
ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e sotme të Erion Veliajt që mundohej të justifikonte veten dhe drejtorët e tij të përfshirë në vjedhjen me kompaninë ‘5D’



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbledhjen e së hënës të Këshillit të Mandateve, ku PS-ja nuk i hoqi mandatin Olta Xhaçkës. Sipas Berishës, mbrojtja e Xhaçkës është bërë me urdhër të Edi dhe Olsi Ramës.

“Ju e patë sot në parlament se si deputetët e partisë së krimit mbrojtën ndrikull Xhaçkën me urdhër të Edi Ramës dhe jo më pak të Olsi Ramës. Po, po! Sepse në çdo firmë Edi Rama ka 30 përqind. Sepse në hotele, në motele, në resorte dhe çdo gjë ai ka përqindjet e tij.

Ndaj dhe nuk lëshon mandatin e saj. Por ai përfaqëson një kalbësirë që rri në këmbë vetëm për shkak tonin. Ndaj dhe në sulm, në sulm me mosbindje civile gjer në fitore të plotë” tha Berisha në tubimin për mbështetësit e tij pranë banesës.

“Edhe njëherë, ftoj qytetarët e Tiranës, të enjten në ora 11:00 të jenë të pranishëm në një betejë epike, në mosbindje civile-, në fitore, në fitore të kryeqytetit, në fitore të kombit dhe mbarë Shqipërisë.

Miqtë e mi, të dashur qytetarë, fitorja është në duart tuaja. Ajo pret nga ju të merrni në dorë fatin tuaj. Ajo pret nga ju të ngriheni me guxim kundër armiqve tuaj të egër, kundër hajdutëve dhe bandave të tyre” – tha Berisha. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *