• |
ide | kryesore

Shehaj paralajmëron: Qeveria tallet, nuk do ta çojë në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i pavarur Agron Shehajn deklaroi sot në Parlament se mazhoranca po tallet duke pretenduar se do të çojë në Gykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas Shehajt, mazhoranca sërish do ta mbrojë mandatin e Xhaçkës.

Deklarata e Shehajt ishte e ashpër dhe me tone të larta. Deputeti ndërhyri pas rreth një gjysmë orë debat mes Olta Xhaçkës dhe Gazment Bardhit, ku Agron Shehaj duke thënë se ishte pikërisht grupi i Lulzim Bashës që mbroi mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo shfaqja këtu është e neveritshme.” – shpërtheu në nerva Agron Shehaj.

Shehaj nuk përmendi emrin e Gazment Bardhit, por ishte ky i fundit që në kohën kur ishte në grupin e Lulzim Bashës bëri kërkesë për ta rikthyer në Parlament mandatin e Xhaçkës.

E vërteta është që mandati i Xhaçkës shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës bëri kërkesë për ta rikthyer në Parlament. Është bërë me qëllim për ta shpëtuar Olta Xhaçkën dhe kjo përplasja tani është qesharake dhe tallje. Olta Xhaçka ka vjedhur, duhet ta kishte humbur mandatin.” – u shpreh Shehaj nga Kuvendi.

Lexo më tej: Viktimizohet Olta Xhaçka: Jam përgatitur të lë mandatin për ti shpëtuar sulmeve 



2 Comments

  1. Sa drejtorë ishin të përfshirë në Gërdec? Sa ishin? Nuk bën vetëm vjedhje, por edhe pjekje të gjallë, në atë furrën e madhe të korrupsionit. Si doni ta quaj Gërdec SFSHD. Po në Lalëz sa drejtorë janë të përfshirë?

    Ta bëjmë një bilanc. Sa do dali 5D, 6D, 7D. Po në Porto Romano sa ishin të përfshirë? Po te klubi Partizani sa drejtorë të përfshirë? Minus 1, gjenerali, sepse nuk pranoi të firmos. Po në K6, sa janë përfshirë në Kardhiq?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *