• |
ide | kryesore

FOTO/ Real Madrid bëhet viktimë: Griezman tallet me Ramos, rrjeti ironizon mungesën e CR7

Sport



Pas tre Champions League rradhazi nuk e kishte menduar REal Madrid se do të ishte në qendër të ironive. Nuk mjaftoi që ngriti lart Superkupën me fitoren në derbin e Madridit, por Antoine Griezmann është bërë protagonist në Instagram në një tallje të vecantë ndaj kapitenit të Real, Sergio Ramos. Le Petit Diable, i freskët nga tre trofe të fituara në 91 ditë (Europa League, Botëror e Superkupë) ka publikuar një vizatim në të cilën kapiteni i Los blancos e kurorëzon si Mbret.

Me fitoren ndaj merengues, Grizou e të tjerët thyen mallkimin që i shihte gjithnjë humbës përballë Real Madrid në 4 sfidat e fundit europiane. Sulmuesi francez në këtë rast u tall me festimin e njohur të Ramos në 2017, ku kapiteni pozonte me trofetë e fituar së fundmi nga merengues.

Nuk mjafton kaq, sepse rrjetet sociale nuk e kanë falur dështimin e madh të Real pikërisht në finalen e parë pa Cristiano Ronaldon. Një ditë më parë Ramos kishte deklaruar se merengues nuk do ta ndalnin të fituari trofe vetëm sepse u largua portugezi, por në fakt nga shtëpia CR7 ka parë triumfin e Atletikos, që më në fund arriti të thyente dominimin e Real.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *