• |
ide | kryesore

Bayern ka gati dy goditje të mëdha: një është kampioni i Juventus, tjetri Griezmann

Sport



Dritarja e merkatos është duke u mbyllur edhe në Gjermani pa shënuar asnjë goditje të madhe. Edhe gjigantët e Bayern Mynih janë limituar me blerje “normale” pa asnjë emocion. Por kjo nuk i ka penguar drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë të kërkojnë një yll të ri për sulmin. Blerja e re mund të jetë më e kushtueshmja në historinë e Bayern, sipas asaj që ka konfirmuar Hoenes të dielën. “Po grumbullojmë fondin dhe goditjen e madhe të merkatos do ta bëjmë vitin e ardhshëm”,ka thënë presidenti bavarez.

Sipas tabloid gjerman Bild, në listën e shpenzimeve të Bayern janë dy lojtarë të mëdhenj: bëhet fjalë për kampionin e botës Antoine Griezmann i Atlético Madrid e argjentinasi Paulo Dybala i Juventus.

Të dy janë lojtarët më të kërkuar në Europë por kanë një kontratë të gjatë me klubet e tyre. Nga Mynihu e dinë mirë se blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave e klubit nuk do të jetë Corentin Tolisso, që kushtoi 41,5 milionë euro. Për të marrë Dybala në Säbener Strasse nevojiten më shumë se 100 milionë. “Edhe nëse do të kishim 500 milionë euro për të shpenzuar, nuk do të paguajmë për një lojtar më shumë se 200 milionë euro, askush nuk vlen këtë shumë”, ka nënvizuar gjithnjë Hoenes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *