• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi në takimin Thaçi-Vuçiç? Presidenti austriak: Isha pjesmarrës në një takim historik

Lajme, Të fundit


Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, organizator i Forumit Evropian në Alpbach, tha se ka qenë pjesëmarrës, siç e cilësoi ai, “në një ngjarje historike”, duke iu referuar diskutimeve dhe takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përveç diskutimeve në panelin e Forumit, Thaçi e Vuçiq kanë zhvilluar dhe një takim ku ishin të pranishëm, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe komisienari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Unë mendoj se është fer (e drejtë) të thuhet se dje në mbrëmje diçka ndodhur. Unë pata ndjenjën se isha pjesëmarrës në një ngjarje historike”, u shpreh presidenti i Austrisë, Va nder Bellen.

Presidentët Thaçi dhe Vuçiq, gjatë Forumit në Alpbach kanë shpalosur idetë e tyre për korrigjimin e kufirit mes dy vendeve.

Thaçi ka theksuar se askush nuk duhet të frikësohet nga një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfshinte edhe korrigjimin e kufirit.


1 Comment

  1. Ai që duhet të “trembet”, është Thaçi që për të shpëtuar veten nga mëkatet e së kaluarës, guxon të bëjë marëveshje të fshehta në dëm të shqiptarëve të Kosovës.
    Kur Kosova të jetë një shtet antar i OKB e pamvarësia e saj të jetë pranuar nga shteti serb, edhe mund të shkonte një përfaqësi e parlamentit të saj, i dakorduar me të gjithë partitë politike të Kosovës, që të bëjë marëveshje në Vjenë apo kudo qoftë.
    Nëse Thaçi nuk do t’ja dijë për mendimin e askujt në Kosovë, por shkon me mendjen e Ramës e Beton Haxhisë së tij, duhet ta ketë të kjartë se do të jetë ai parlament që do ta shkarkojë nga posti i presidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *