• |
ide | kryesore

Makina përplaset dhe rrëzon shtyllën e tensionit, gjysma e Orikumit pa drita

Lajme, Të fundit


OSHEE-ja njofton një pjesë e Orikumit ka mbetur pa drita mëngjesin e sotshëm si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Radhimë. Një makinë ka goditur dhe ka rrëzuar një shtyllë elektrike.

Deri tani nuk ka informacion të saktë për të plagosur apo viktima nga aksidenti, pasi makina është gjetur bosh.

OSHEE-ja tha se rreth orës 6:00, një makinë goditi shtyllën e tensionit te mesëm, pjesë e fiderit 3, në Rradhimë të Vlorës, ç’ka bëri që të mbetet pa energji një pjesë e Orikumit. Sikurse shihet përmes fotove, dëmet kanë qënë të rënda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes se tij. Punonjësit e OSHEE-së nuk kanë gjetur njeri në makinë.

OSHEE-ja e Vlorës mori masat për riparimin e dëmit dhe aktualisht zona e Orikumit po furnizohet me energji elektrike.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *