• |
ide | kryesore

U kap me 125 kg drogë/ Policia: Kush është shqiptari i arrestuar, arratisja nga burgu 5 vite më parë

Lajme, Të fundit


Një nga shqiptarët e arrestuar nga autoritet greke lidhur me sasinë prej 125 kg marijuhanë e sekuestruar mëngjesin e sotëm në Igumenicë, rezulton person në kërkim. Bëhet fjalë për Bledar Zotajn, që sipas autoriteteve greke është arratisur nga burgu rreth 5 vite më parë.

Në një deklaratë për shtyp, policia greke bëri me dije se: Sasia e kapur e drogës është në total 124 kg 660 gram. Lënda narkotike u gjet e ndarë në 77 pako dhe e futur në çanta. Droga është kapur në fshatin Leptokaria të Igumenicës. Një nga shqiptarët e arrestuar, Bledar Zotaj, rezulton person në kërkim, pasi është arratisur më 19.03.2013 nga Burgu i Patras, ku vuante një dëmin me 11 vjet burg për trafik droge.

EMRAT/ Kapet 125 kg drogë në Igumenicë, 2 të arrestuar

Rreth 125 kg marijuanë janë kapur sot në orët e para të mëngjesit në kufirin greko-shqiptar.

Burime konfidenciale nga policia e Igumenicës, e cila ende s’ka dalë në deklarate zyrtare për shtyp, behet me dije se janë arrestuar Andrea Aliaj 24-vjeç, lindur ne Vlore dhe Bledar Zotaj 34-vjec, lindur ne Greshkë.

Prej fillimit të vitit e deri më sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.7 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria, shkruan panorama.

WhatsApp Image 2018-08-26 at 13.58.38

WhatsApp Image 2018-08-26 at 13.58.38 (1)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *