• |
ide | kryesore

Dëmtimi i elektropompës, në Milot kanë një javë pa ujë

Lajme, Të fundit


Banorët e Milotit po përballen prej një jave me mungesë të ujit të pijshëm! Ata thonë se shkak është bërë djegia e një elektropompe e cila nuk po zëvendësohet, ndaj kërcënojnë me protesta në raste se zgjidhja nuk është e shpejtë.

Rreth 6 mijë banorë të Milotit prej një javë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm!

Shkak është bërë dëmtimi i një elektropompe, për të cilën sipas banorëve nuk është marrë asnjë masë për ta riparuar.

Banor: “U bë një javë dhe nuk dihet se kur do të vijë”, shprehet nje banor per Ora News.

Banorët thonë se kjo situatë në këtë kohë është e papranueshme, ndaj kërcënojnë se do të protestojnë duke bllokuar rrugën nacionale që të con drejt veriut nësë nuk zgjidhet cështja e ujit të pijshëm.

Banor: As nuk e vë ujin në zjarr kush që të sjellë ujin këtu.

Në këto ditë me temperatura të lartë një pjesë e banorëve të Milotit janë detyruar ta blejnë ujin, ndërsa të tjerë udhëtojnë deri në Lac për ta mbushur pa pagesë./ora news


1 Comment

  1. Dhe nje vit po ti lesh prape si dele do te rrine. Vazhdoni beni stervitje e mbani kovat me uje se e keni ne vend te fiskultures

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *